Sporti

Drejtuesit e Juventusit dhe Sassuolos takohen sërish, nuk arrijnë marrëveshje për Locatellin

07/30/2021 21:28
nga:E K

E ardhmja e lojtarit të Sassuolos, Manuel Locatelli, vazhdon të mbetet e paqartë.

Klubi italian, Juventus ka shprehur interesim të madh për shërbimet e italianit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas ‘Sky Sport’ drejtuesit e Juventus janë takuar me përfaqësuesit e klubit të Sassuolos për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij gjatë ditës së sotme.

Megjithatë duket se rezultatet e këtij takimi nuk ishin të suksesshme pasiqë nuk u arrit një marrëveshje mes dy klubeve italiane.

Raportohet se Juventusi ka ofruar 30 milionë euro për shërbimet e tij, por Sassuolo kërkon 40 milionë për t’a lënë të lirë 23 vjeçarin.

Për shërbimet e Locatellit janë interesuar edhe klubet angleze, por italiani e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u transferuar te ‘Zonja e Vjetër’.

/GazetaBlic Sport/