Lajme

82 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe Spitalet e Përgjithshme, dy në gjendje të rëndë shëndetësore

07/30/2021 11:24
nga:Y I

82 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe Spitalet e Përgjitshme, raporton Gazeta Blic.

34 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 48 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

30 korrik 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

82 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

34 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

48 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 62 pacientë të shtrirë, 19 prej tyre Covid-19 pozitivë

– Klinika Infektive, 26 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 20 pacientë, 15 prej tyre Covid-19 pozitivë, 9 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
– Spitali i Pejës, 5 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 7 pacientë