Sporti

Kosova me statistikë fantastike në Lojërat Olimpike, vazhdon të jetë e dyta në nivel të përgjithshëm në xhudo

07/30/2021 08:17
nga:Mergim Rreci

Skuadra e xhudos së Kosovës ka qenë fantastike në Lojëra Olimpike.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje të arta, kurse Akil Gjakova dhe Loriana Kuka zhvilluan poashtu paraqitje solide, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy medaljet e arta të fituar në xhudo nga Kosova e mbajnë shtetin tonë në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme në këtë sport, në Lojëra Olimpike.

Vetëm Japonia ka më shumë medalje që është në vendin e parë, kurse të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse janë më poshtë se Kosova.