Policia kufitare ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në pikën kufitare Jarinje, raporton Gazeta Blic.
Përmes një njoftimi për media thuhet se njësia policore e hetimeve dhe inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, në pikën kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.
Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona). Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.
I dyshuari mallin e kontrabanduar e ka dorëzuar në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.


