Krerët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, janë pajtuar që nisma e njohur deri më tash si “Mini-Shengen”, të emërtohet “Open Balkan”.
Kjo është zyrtarizuar sot në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi këtë nismë.


