Ylli i Interit, Romelu Lukaku thuhet se ka anuluar një kthim të mundshëm te Chelsea, pavarësisht se i është ofruar një pagë më e lartë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Chelsea zhvilloi bisedime me yllin belg, duke i ofruar atij të kthehet në “Stamford Bridge”, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, Lukaku dëshiron të qëndrojë në Inter dhe refuzoi të vazhdojë negociatat me “Blutë”.
Gazeta raporton se Lukaku nuk dëshiron të largohet nga “Giuseppe Meazza”, pavarësisht se i është ofruar një pagë më e lartë në Londër.
Lukaku, 28 vjeç, sheh se kontrata e tij skadon në qershor 2024 dhe sipas raportit, Interi nuk ka marrë kurrë një ofertë zyrtare nga Chelsea.
Lukaku u bashkua me Nerazzurri në një lëvizje prej 74 milionë eurosh nga Manchester United në verën e vitit 2019.
Ai ka shënuar 64 gola në 95 paraqitje me kampionët e Serie A, gjatë aventurs së tij dy-vjeçare me një fanellë të Nerazzurrit.
/GazetaBlic Sport/


