Lajme

Prizrenasi nën ndikimin e substancave narkotike sulmon bashkëshorten

07/29/2021 09:53
nga:Y I

Prizrenasi nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vëllait të saj, raporton Gazeta Blic.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 28.07.2021 – 05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare dhe vëllain e tij mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.