Lëkundje të forta janë ndjerë sot në qytetin e Lezhës dhe në Durrës. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik mes Lezhës dhe Durrësit, në një thellësi 2 kilometra.
Deri tani mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallë Rihter.
Nga raportimet e deritanishme, mësohet se lëkundja ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët.
Ndërkohë nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar për shkak të lëkundjeve./tvklan.al/



