Lajme

Sot shumë nxehtë në Kosovë

07/27/2021 07:13
nga:Y I

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me diell, njofton Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth relieveve priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullimë.

29.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 17C deri 20C, e maksimalet shënojnë rritje edhe mbi 35C deri në 37C, edhepse vende-vende mund të arrijnë vlera edhe prej 38C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, më pas gradualisht në rënie përreth vlerave normale.