Sporti

Nora Gjakova e pafat, kundërshtarja e ‘frikshme’ e pret në gjymsëfinale të Lojërave Olimpike

07/26/2021 07:15
nga:Lorik J

Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios.

Xhudistja nga Kosova ka arritur të fitoj me Ippon në çerekfinale ndaj Kaja Kajzer, shkruan GazetaBlic Sport.

Nora Gjakova në kategorinë -57kg tani do të garojë në gjysmëfinale.

E në gjysmëfinale e pret punë jashtëzakonisht e vështirë xhudisten nga Kosova, Nora Gjakova, pasi do të përballet me japonezen, Yoshida Tsukasa.

Tsukasa është një prej xhudisteve më të forta në kategorinë -57kg dhe aktualisht është kampione e botës.

Ndeshja do te zhvillohet pas ores 10:00.

/GazetaBlic Sport