Sporti

Nora Gjakova e mrekullueshme, në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në xhudo

07/26/2021 06:55
nga:Lorik J

Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike të Tokios.

Xhudistja nga Kosova ka arritur të fitoj me Ippon në çerekfinale ndaj Kaja Kajzer, shkruan GazetaBlic Sport.

Nora Gjakova në kategorinë -57kg tani do të garojë në gjysmëfinale.

Ndërkohë, vëllau i saj, Akil Gjakova ka arritur deri në çerekfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa pas pak do të zhvillojë garën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/