Futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati ka shkruar për tragjedin e ndodhur sot në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas të Kosovës.
Kasrtati që luan tek Dinamo Zagreb ka ngushëlluar familjet që humbën të afërmit e tyre.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Me rastin e fatkeqesise se komunikacionit ne Kroaci , ku humben jeten 10 bashkevendasit e mi dhe u lenduan shume persona , nga shpirti shprehi dhimbje e keqardhje te madhe !
Ngushllimet me te sinqerta familjeve te atyre qe humben me te dashurit, si dhe uroj sherim te shpejte te te lenduarve ..!
Meqe fizikisht nuk jam ne Kroaci , andaj nuk mund ti vizitoj ,permes ketij shkrimi dua te shpehi falenderim edhe per Institucionet emergjente ne Kroaci per ndihmen e ofruar me rastin e kesaj fatkeqesie qe e kan perjetuar shume rende.


