Damir Trut, nga ministria e Brendshme e Kroacisë, ishte i pari që vizitoi vendin e aksidentit të autobusit kosovar në Slavonski Brod ku humbën jetën 10 persona.
“Kishte 67 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit në autobus, dy shoferë. Nëntë pasagjerë dhe një shofer u vranë,” tha Trut.
44 pasagjerë u pranuan në spitalin Slavonski Brod ku iu dha ndihma mjekësore. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, deri më tani katër prej tyre janë operuar,” shtoi Trut, raporton Dnevnik.hr.
Hoxhaj telefonon kryeministrin kroat pas aksidentit tragjik në Kroaci, e falenderon për angazhimin


