Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.
Ora News mëson se Gjoka është plagosur në shpatull ndërsa Marashi ka marrë plagë në gjoks.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


