Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar deklaratën e ministrit, Liburn Aliu, rreth punësimit të motrës së tij.
Gjoshi thotë se ky ministër është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes.
“Qysh kanë ftyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të ndershëm të Vetëvendosjes që për kaq vite janë lënduar në protestat e tyre mashtruese e sot nuk i bëjnë hesap për asgjë dhe as telefonin nuk ua hapin” shkruan Gjoshi në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Lexone se si tallet me qytetarin e Kosovës ky ministër, i cili është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes.
Qe pra, Liburni Aliu nuk e din kur i punësohet motra, e ai tjetri Besnik Bislimi nuk e ka pa qe 50 vjet nipin 46 vjeçar.
Qysh kanë ftyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të ndershëm të Vetëvendosjes që për kaq vite janë lënduar në protestat e tyre mashtruese e sot nuk i bëjnë hesap për asgjë dhe as telefonin nuk ua hapin.


