Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Xhudistja e Kosovës ka arritur që ta mund mongolezen Urantsetseg Munkhbat në gjysmëfinale.
Distria e nisi këtë aventurë me brazilianen Gabriela Chibana, të cilën e mposhti pa asnjë problem. Më pas, ajo e mposhti edhe kinezen Chen Hao Lin me Ippon për 20 minuta.
Ndërkaq, në gjysmëfinale, Distria Krasniqi e mposhti Urantsetseg Munikhbatin për t’u kualifikuar në finale. Me kualifikimin në finale, Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës.
Ndryshe, në finale, ajo do të përballet me japonezen Funa Tonaki. Përballja finale do të zhvillohet pas pak minutash dhe do të transmetohet në RTK.


