Parashikimi i motit për tre ditët në vazhdim sipas Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
24.07 – Kryesisht me diell, e pasdite me vransira të shpërndara përreth viseve malore, që më vonë mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.
25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
26.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebesh shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C. Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielen shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.


