Milani ka konfirmuar se ata do të përballen me Real Madrid në një takim miqësor në gusht, por ka më shumë miqësore të tjera interesante që do të zhvillohen.
“Rossonerët” do të takohen me Real Madridin me 8 gusht në Klagenfurt, Austri, në ora 18.30, përcjell GazetaBlic Sport.
Carlo Ancelotti do të përballet me ish-klubin e tij për herë të pestë që kur u largua nga San Siro në 2009.
8 Gushti është e njëjta datë kur do të luhet edhe miqësorja Barcelona – Juventus.
Kjo ndeshje fillon në ora 21:30 me kohën lokale dhe mbetet të shihet nëse Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi do të takohen përsëri në fushë.
Napoli i Luciano Spalletti takohet me Bayern Munchen në Allianz Arena më 31 korrik në 18.30, ndërsa Roma e José Mourinho përballet me Porton më 28 korrik në orën 21.00.
Miqësore të tjera interesante që përfshijnë klube të Serie A janë: PSG v Genoa më 24 korrik, Borussia Dortmund v Bologna më 30 korrik, West Ham v Atalanta më 7 gusht.
/GazetaBlic Sport/


