Lajme

Paralajmërohet themelimi i një partie të re në Kosovë

07/23/2021 12:27
nga:Gazeta Blic

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.

Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ndërkohë, u bë e ditur se është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike.
Këtë e bëri të ditur, Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim.

“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj. Kemi përgatitur rekomandim për certifikimin e dy iniciativave qytetare. Bashkë për Istogun’ dhe ‘Listën Guxo’, kjo e fundit ka aplikuar vetëm për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, ka thënë ai.