Lajme

Flet zëdhënësja e LDK-së pas sulmit ndaj Përparim Ramës, tregon çfarë ndodhi në tubim

07/22/2021 19:42
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për kryetarë të Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë në një tubim në një lagje të Prishtinës, raporton Gazeta Blic.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka dhënë detaje  për “Gazeta Blic” se si ndodhi ngjarja.

“Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjëve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panikë, Përparimi po vjen për Prishtinën!” tha Halimi për “Gazeta Blic”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, sulmohet me vezë