Sporti

Manchester Unitedi i ofron Barcelonës Van De Beekun

07/19/2021 19:04
nga:E K

Aventura e Van De Beek në Manchester United duket se është drejtë fundit.

Sipas mediumit spanjoll, ‘Marca‘ , Manchester United ia ka ofruar holandezin Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Barcelonës ka kohë që janë duke kërkuar mesfushor, por ‘Blaugranët‘ nuk janë në gjendje financiare të paguajnë për transferimin e plotë të lojtarit.

Barcelona është e interesuar të nënshkruajë vetëm në formë huazimi.

Kujtojmë se holandezi i transferua në ‘Old Trafford‘ në vitin 2020 nga Ajaxi, por ai nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin startues të ‘Djajve të Kuq

/GazetaBlic Sport/