Sporti

Manchester City i ofron kontratë të re Mahrezit

07/19/2021 18:12
nga:E K

Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë të re Riyad Mahrezit.

Kontrata e algjerianit përfundon në vitin 2023 dhe City ka vendosur t’a shpërblejë sulmuesin anësor pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat britanike raportojnë se “Citizens” së shpejti do të nisin negociatat me përfaqësuesit e lojtarit.

Pep Guardiola i ka treguar klubit se e vlerëson lojtarin dhe ende llogarit në shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/