Sven van Beek do ta vazhdojë karrierën e tij në Friesland. Mbrojtësi qendror i Feyenoord ka arritur një marrëveshje me SC Heerenveen pak para ndeshjes me Dritën në UEFA Conference League.
Nëse ai kalon me sukses testet mjekësore, Van Beek do të nënshkruajë një kontratë me Heerenveen. Aty ai plotëson vendin e lirë që u krijua pas kthimit të Jan-Paul van Hecke në Angli, shkruan Voetbal, përcjell GazetaBlic Sport.
Van Beek në muajt e fundit të sezonit të kaluar, luajti në huazim tek Willem II. Në sezonet e fundit në Feyenoord, ai u mundua nga dëmtimet.
/GazetaBlic Sport



