Një pako nga familjarët e Jakup Krasniqit e një nga familjarët e Rexhep Selimit janë dërguar deri më tani në Hagë.
Më 16 dhe 17 korrik u shënuan vizitat e para nga familjarët tek të akuzuarit në Hagë.
Pas një kohe të gjatë familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit iu mundësua që t’i takojnë nga afër më të dashurit e tyre.
Pos këtyre vizitave, këto dy familje tani më kanë dërguar edhe pako tek të akuzuarit në Hagë.
Këto dërgesa u mundësuan nga Ministria e Drejtësisë, e të cilat të dy këto i kanë kushtuar 125 euro buxhetit të këtij dikasteri.
ZKP/MD
“Ju njoftojmë se deri me tani kemi pasur dy kërkesa për dërgimin e pakove, nga familja e Jakup Krasniqit dhe familja e Rexhep Selimit. Janë dërguar në mënyrë individuale dy dërgesa ( vlera 125 Euro ), Ministria e Drejtësisë ende nuk ka kontraktuar asnjë kompani në mënyrë afat gjatë me kontratë.”
Ky ndërmjetësim mes familjarëve e të akuzuarve në Hagë po shihet si një veprim i vullnetit të mirë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo pasi sipas avokatit, Artan Çerkini ka qenë obligim i Gjykatës Speciale e jo i Ministrisë.
Sipas Çerkinit një ballafaqim në mes të Minsitrisë e Speciales nuk do t’i konvenonte askujt.
E që më së shumti nga një polemikë e tillë do të pësonin ata që ndodhen në paraburgim.
Ministria e Drejtësisë përveç mbulimit të dërgimit të pakove, e vizitave të familjarëve, mbulon edhe pagesat e avokatëve mbrojtës.