Sporti

Manaj shumë afër transferimit te Famalicao

07/18/2021 21:24
nga:E K

Sulmuesi Rey Manaj duket se do të largohet nga Barcelona.

Sipas ‘A Bola’, Manaj pritet të transferohet në Portugali te skuadra e Famalicao.

Sulmuesi raportohet se është në bisedime të avancuara me klubin portugez dhe shumë shpejt pritet të kompletojë kalimin në skuadrën e re.

24-vjeçari, ka kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2023, por duket se ai nuk bënë pjesë më në planet e klubit ‘Blaugrantë’.

Futbollisti nga Lushnja sezonin e kaluar zhvilloi 22 ndeshje me ekipin e dytë të gjigantit spanjoll Barcelona B, duke shkëlqyer me 14 gola dhe dy asistime.

Manaj në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit, Granadas, Pisas, Cremoneses, Sampdorias, Albacetes.