Milan ka zyrtarizuar sot transferimin e francezit, Olivier Giroud.
Sulmuesi 34 vjeçar u transferua për 2 milionë euro nga skuadra e Chelseat, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kalimit në Itali, Olivier Giroud është shprehur i lumtur me transferimin e tij në Milan dhe tha se mezi pret të veshë fanelën e kësaj skuadre.
“Përshëndetje tifozë të Milanit, unë jam shumë krenar që kam origjinë italiane dhe mezi pres të filloj këtë aventurë emocionuese me ju. Falënderoj Ivan Gazidis, të cilin e njoh prej kohësh, Paolo Maldini, Frederic Massara dhe Z. Pioli për mirëseardhjen. Forca Milan”, ka shkruar Giroud.
/GazetaBlic Sport/


