Sporti

Cannavaro: Messi duhet të fitojë Topin e Artë, ai është më i miri

07/17/2021 16:33
nga:E K

Legjenda e Italisë Fabio Cannavaro beson se Gigi Donnarumma është lojtari më i mirë i Italisë dhe shpjegon pse Leo Messi meriton të fitojë Topin e Artë.

Ish kapiteni i Italisë fitoi Topin e Artë dhe Kupën e Botës në të njëjtin vit dhe, përkundër triumfit të Azzurrit në UEFA Euro 2020, Cannavaro beson se ylli i Barcelonës dhe Argjentinës Leo Messi duhet të fitojë “Topin e Artë”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai është Nr.1 ​​absolutisht dhe ai ishte protagonisti i një Copa America të shkëlqyer”, tha Cannavaro për Tuttosport.

“Donnarumma është kampioni i vërtetë i kësaj kombëtare,” përfundoi Cannavaro.

/GazetaBlic Sport/