Lajme

Pas kandidimit të Lutfi Hazirit, vjen parashikimi befasues për komunën e Gjilanit

07/17/2021 12:38
nga:Y I

Kryesia e LDK-së, Dega Gjilan, ka votuar unanimisht që Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit nga ky subjekt politik.

Kandidimin e tij e ka komentuar për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu.

Spahiu tha se megjithëse Haziri gjithmonë ka fituar kur ka kandiduar, mbetet të shihet tanimë që dhe LVV-ja është rritur në këtë komunë.

“Lutfi Haziri sa herë që ka kandiduar ka fituar. Në zgjedhjet e fundit LVV-ja ka dalë më mirë në Gjilan por të shohim, ka një zhgënjim përgjithësisht tek elektorati i Vetëvendosjes por mbetet ta shohim se në çfarë mase është ai. Mbetet të shihet në zgjedhjet lokale rezultatatet që do të kenë krahasuar me zgjedhjet e nivelit kombëtar” tha Spahiu për “Gazeta Blic”.

Pas Konventës së Punës, mbajtur nga dega e kësaj partie në Gjilan, ku dhe u rikandidua Haziri, ka folur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”.Familja jonë politike ka nevojë për Lutë Emrush Hazirin”” ka thënë ai.

Zyrtare: Lutfi Haziri kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit