Sporti

Lajmi i fundit: Batatina jep dorëheqje nga Llapi një ditë pas eliminimit nga garat evropiane

07/16/2021 12:17
nga:N M

Një lajm jo i mirë ka ardhur nga skuadra e Llapit. Nënëkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante tek skuadra podujevase.

Vëllau i Tahir Batatinës ka thënë se ka marrë këtë vendim për shkak të angazhimeve që ka në biznesin e tij në Gjermani.

Batatina përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë lojtarët, kryesinë e skuadrës dhe tifozët e KF Llapit për bashkëpunimin e deritanishëm.