Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshihet se e ka shtyrë në vetëvrasje një të mitur.
Viktima është gjetur e alivanosur në rrugë nën dyshimin se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë.
E mitura është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Prishtinë 15.07.2021 – 12:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka shtyre në vetëvrasje viktimën femër kosovare e mitur, e njëjta është gjetur e alivanosur në rrugë dyshohet se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”


