Sporti

Olivier Giroud zbarkon për testet mjekësore te Milani

07/16/2021 09:26
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud ka mbërritur për testet mjekësore te Milani.

Ai do të bashkohet me gjigantët e Serie A me një marrëveshje prej 1 milion € plus 1 milion € në bonuse nga Chelsea, përcjell GazetaBlic Sport.

34-vjeçari arriti në Clinca La Madonnina të Milanos rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale për të filluar ekzaminimet e tij mjekësore me klubin e tij të ri.

Ai përshëndeti tifozët dhe gazetarët që e prisnin jashtë klinikës duke thënë: ‘Forza Milan.’

Sulmuesi francez do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët.

Giroud shënoi 39 gola në 119 paraqitje me Chelsea.