Lajme

PSD sot në ora 12:00 organizon aktivitet në Prishtinë

07/16/2021 09:21
nga:Y I

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot do të mbajnë një aktivitet.

Kjo nga PSD-ja është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Nga PSD thonë se aktiviteti i tyre fillon nga ora 12:00, derisa, aktiviteti do të mbahet para ndërtesës “Rilindja”.

“Sot, me datën 16 korrik (e premte), duke filluar nga ora 12:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë ndërtesës “Rilindja””, thuhet në komunikatë.