Lajme

Humb jetën tragjikisht gazetari kosovar

07/16/2021 09:09
nga:Y I

Ka ndërruar jetën tragjikisht ish-gazetari Sylë Osmanaj, raporton Gazeta Blic.

Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.

Asociacioni i Gazetarëve i ka shprehur ngushëllime familjes për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Telegrami i plotë i ngushëllimit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-gazetarit, Sylë Osmanaj.

Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.

Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë dje në Prishtinë.

AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt.