Skuadra e Dritës ka kaluar tutje në UEFA Conference League.
Drita ka kaluar në fazën e dytë të UEFA Conference Leagu pas fitores ndaj Deçiqit me rezultatin e përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e sotme e zhvilluar në Podgoricë përfundoi me rezultatin 0:1, me ç’rast ia mundësoi Dritës kalimin tutje në fazën e dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Ardian Cuculi pas 84 minutave lojë, pas asistimit të Astrit Fazliut.
Tani, Drita do ta ketë një kundërshtar jashtëzakonisht të vështirë – pasi do të përballet me ekipin holandez, Feynoord.
/GazetaBlic Sport


