Sporti

U akuzua nga Real Madrid se kërkoi 10 milionë euro, reagon gazetari që i publikoi përgjimet e Perez

07/15/2021 13:24
nga:Lorik J

Jose Antonio Abellan, gazetari që u tha se kërkoi 10 milionë euro nga Florentino Perez për mos ia publikuar përgjimet, ka reguar duke demantuar klubin madrilen.

Përgjimet të cilat kanë dalë në dritë ditët e fundit përmes gazetës El Confidencial, ishin të Perez duke kritikuar ish-lojtarë të ndryshëm dhe trajner të Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Perez po përgatitej të padiste Abellan dhe gazetën siç ka raportuar MARCA, çështja ka marrë një kthesë të re, me zbulimet e fundit që vijnë nga Carlos Bustillo të mërkurën mbrëma në programin El Transistor në Onda Cero.

“Oferta e shantazhit u bë në Restorantin Combarro dhe Real Madrid nuk e pranoi atë,” tha Bustillo.

I pranishëm në takim u tha të ishte Eduardo Fernandez de Blas, nënkryetari i Real Madrid.

Ndër shënjestrat e komenteve të Perez në regjistrimet e transmetuara kanë qenë Iker Casillas, Raul Gonzalez, Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho dhe Vicente del Bosque.

Megjithatë, gazetari Abellan ka reaguar duke i mohura zërat e tillë ku tha se janë spekulime dhe gënjeshtra të klubit.

/GazetaBlic Sport/