Dje është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka sulmuar kondukterin e autobusit, raporton Gazeta Blic.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë (NN) 14.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


