Hakan Calhanoglu zbulon se si ai ishte i bindur të largohej nga Milani në drjejtim tek Interit.
Mesfushori u bashkua me “Rossonerët” për 23 milion € nga Bayer Leverkusen në 2017 dhe dukej se ishte në prag të nënshkrimit të një kontrate të re kur në vend të kësaj ai u largua si një futbollist i lirë, p]rcjell GazetaBlic Sport.
“Është normale që tifozët janë të mërzitur, por unë nuk jam i pari që e bëj këtë dhe nuk do të jem i fundit, pasi shumë lojtarë kanë shkuar nga Milano në Inter, ose anasjelltas,” tha Calhanoglu për DAZN.
“Unë thjesht doja të shikoja të ardhmen time, me gjithë respektin e duhur për Milanin. Kam bërë shumë për Milanin gjatë katër viteve, i kam respektuar të gjithë, por kam një kapitull të ri te Interi dhe duhet të shikoj përpara tani ”.
Reprezentuesi i Turqisë nuk ishte kurrë lojtari më i popullarizuar dhe ai siguron se atmosfera negative ishte një pjesë e madhe e vendimit të tij.
“Pioli ishte i vetmi që më donte vërtet në Milano. Unë fola me të shumë herë, por ai e respektoi vendimin tim dhe më uroi të gjitha të mirat. ”
/GazetaBlic Sport/


