Sporti

Chelsea pas Chiesas, ofron çmim ‘astronomik’ për të

07/14/2021 15:47
nga:E K

Skuadra e Chelseat është shumë e interesuar për shërbimet e yllit të Juventusit, Chiesa.

Chiesa shkëlqeu në Kampionatin Evropian “EURO2020” duke qenë një nga lojtarët kryesor që e quan Italinë drejt triumfit në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat britanike kanë raportuar se Chelsea ka ofruar 100 milionë për ish-futbollistin e Fiorentinës.

Megjithatë, Juventus, nuk pritet të pranojnë ofertën pasi trajneri Allegri e sheh si pjesë të rëndësishme të planeve të tij.

/GazetaBlic Sport/