Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga institucionet shtetërore që sa më shpejt të zbardhet arsyeja e helmimit të qytetarëve në Deçan.
Nëpërmjet një komunikate për media, gjithashtu u kërkua që intervenohet në krijimin e kushteve para se të shpallet gjendja emergjente, jo pasi që të shpallet.
“Delegacioni i FSSHK-së i prirë nga Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla, Nënkryetari i FSSHK-së Mr. Blerim Delija, Përfaqësuesi Regjional për Regjionin e Pejës Z. Bujar Agusholli si dhe përfaqësuesi i Sindikatës së QKMF-Deqan sot në mëngjes kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, për tu njoftuar më për së afërmi me situatën e krijuar pas helmimit të mbi 1000 të helmuar”, thuhet në kumtesën e kësaj federate.
Kurse kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla u zotua se si federatë janë të gatshëm që të ofrojmë ndihmë materiale si dhe kadrovike, që të mundësohet shërbimi shëndetësor për të gjithë pacientët.


