Sporti

Messi pranon përgjysmim të pagës, do të vazhdojë kontratën me Barcelonën

07/14/2021 15:05
nga:E K

Leo Messi pritet të vazhdojë kontratën me klubin katalanas.

Sipas ‘Sport‘, palët kanë rënë dakord me kushtet personale dhe pritet që Messi së shpejti të nënshkruaj kontratë të re që do t’a mbajë atë në ‘Camp Nou‘ deri në vitin 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas burimeve të këtij mediumi Messi ka pranuar përgjysmimin e pagës së tij.

Klubi i Barcelonës është në momente të krizës ekonomike dhe Messi e ka kuptuar situatën dhe ka pranuar zvogëlimin e pagës së tij.

Lajmin për qëndrimin e Messit te Barcelona e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano.

/GazetaBlic Sport/