Në mëngjesin e së mërkurës personeli shëndetësor në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj është përballur me disa probleme për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike.
Si pasojë e ikjes së dritave është ndërprerë edhe procesi i vaksinimit në sallën e Edukatës Fizike.
Para hyrjes së shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj është krijuar një radhë me disa persona duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19. /Indeksonline/



