Lajme

Dalin detaje të reja nga vrasje e rëndë e ndodhur në Viti

07/14/2021 09:15
nga:Y I

I dyshuari për vrasjen e rëndë ndodhur dje në Viti është arrestuar dhe i është sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 fishekë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, dhe rasti është duke u hetuar, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Viti 13.07.2021 – 11:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre duke mos u përballuar lëndimeve të mara ka ndërruar jetë në QKUK. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ndërsa nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 9 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore.

Flet babai i të vrarit në Viti: Që dy vite e kam pritë me ardhë, erdh me shku në arkivol