Lajme

Kadaj-Bujupi ironizon me qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz: Kurti ecë nëpër ëndrrat e të varfërve

07/13/2021 22:22
nga:Q R

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi, ka folur rreth helmimit të qytetarëve në Deçan dhe reagimit të qeverisë Albin Kurti për rastin.

Kadaj-Bujupi thotë se qeveria tregoi neglizhencë.

“Neglizhencë po ndodh, veprim i ngadalshëm për të ju gjend pranë këtyre qytetarëve”, tha ajo në T7.

Duke përmendur qëndrimin e Kurtit në një hotel luksoz në Greqi, ish-anëtarja e VV’së ka ironizuar me deklaratat e më parshme të të parit të Vetëvendosjes.

“Mu kujtua ajo Albini ecë nëpër ëndrrat e të varfërve”, theksoi Kadaj-Bujupi.

Komuna e Deçanit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi mbi 1500 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore me simptome infketimi.

Ndërkohë Kurti po qëndron në një resort luksoz në Athinë.

Deçani në gjendje të jashtëzakonshme, ish-kryeministri grek tregon që Kurti me familje gjenden në resortin superluksoz në Greqi