FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Ferencvarosit, Myrto Uzuni shkëlqeu në këtë duel, pasi realizoi tre gola në pjesën e dytë.
Golin e nderit në këtë sfidë për Prishtinën e ka shënuar, Mendurim Hoti.
Prishtina eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 1-6.
Klubi nga kryeqyteti do të vazhdojë garat në UEFA Coference League.
/GazetaBlic Sport


