Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka komentuar situatën pas helmimit në Deçan, duke thënë se sa më shpejt duhet që të dalin rezultatet e para, pasi asgjë nuk na garanton që numri i të helmuarve nuk do të rritet.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Musliu – Shoshi ka thënë se personeli shëndetësor duhet të rritet dhe që Ministria e Shëndetësisë të ofrojë hapa konkretë karshi situatës, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Përderisa numri i të helmuarve në Deçan po rritet, ende nuk kemi ndonjë rezultat fillestar që tregon arsyen dhe burimin e këtij helmimi masiv.
Është urgjente nxjerrja e një rezultati të analizave ngase asgjë nuk garanton që numri i të helmuarve të rritet në nivel më të gjerë.
Poashtu, shpreh domosdoshmërinë që personeli shëndetësor të rritet dhe që Ministria e Shëndetësisë të ofroj hapa konkret karshi situatës.
/GazetaBlic/


