Analisti politik, Shkodran Ramadani, ka komentuar takimin e ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet të hënën më 19 korrik, në Bruksel.
Ramadani në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, vlerëson se ky takim do të qartësoj se cila palë ka më shumë avantazhe, në kuptimin që cila do ta imponoj agjendën e vet.
Ai thekson se nga 19 korriku pret që takimet të shpeshtohen dhe të dihet se ku qëndrojnë palët.
“Pritshmërit e mia janë që me këtë takim të rifillohet intenzivisht procesi i dialogut, pra po them rifillim e jo nisje e një dialogu te ri, siç pretendon zotëri Kurti, por vazhdim i dialogut i cili është zhvilluar më parë dhe i cili do të qartësoj se cila palë do të jetë më e avantazhuar në kuptimin që cila do ta imponoj agjendën e vet, a do të jetë zotëri Kurti i cili thotë se nuk do të themelojmë kurçfarë asociacioni, apo do të jetë pikërisht ky asociacion ai i cili do të përshkoj më së shumti procesin e dialogut. Nga 19 korriku pres që takimet të shpeshtohen dhe të dihet saktësishtë se ku qëndrojnë palët”, thotë ai.
Tutje, Ramadani deklaron se themelimi i Acociacionit nga qeveria Kurti është shumë i mundshëm.
“Unë besoj që përshkak që është zgjedhur platforma e BE-së themelimi i asociacionit nga kjo qeveri është shumë i mundshëm, madje edhe në zgjerim të kompetencave. Por, do të ketë edhe çështje të tjera të cilat do të adresohen”, deklaron ai.
Kujtojm se, Takimi i radhës Kurti-Vuçiq pritet të mbahet me 19 korrik.
/GazetaBlic


