Lajme

Përfshihet nga flakët vetura në tunelin e Kalimashit, bllokohet qarkullimi

07/13/2021 09:59
nga:Y I

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së martës, 13 korrik.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00 teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar flakët, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të Bashkisë e stacionuar prane tunelit, e cila në një kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit dhe largimit të automjetit korsia e Rrugës se Kombit Kukes-Tunel ka qenë e blokuar nga kolona e mjeteve.

Më pas qarkullimi i është kthyer normalitetit. /Ora News/