Sporti

“Po vjen në shtëpi” – Rita Ora në përkrahje të Anglisë për finalen e sontme

07/11/2021 17:17
nga:Lorik J

Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian.

Në finalen e “Euro 2020” do të takohen Italia dhe Anglia. Italianët e kërkojnë titullin e kampionit të Evropës për herën e dytë, kurse anglezët për herë të parë.

Në mesin e shumë të tjerëve, edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është një nga përkrahëset e “Tre Luanëve”.