Ish-lojtari holandez, Pierre Van Hooijdonk, që kishte veshur fanellën e Benfica, ka shpejtë kritikuar cilësinë e lojës së Anglisë përpara finales së madhe të Euro-2020 kundër Italisë.
Sipas tij niveli i lojës së Kombëtares angleze nuk është i një niveli për finalist të Kampionatit Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka thënë në një intervistë për media se Anglia luan me frikë.
“Anglia luan e frikësuar. Me ekipin që ata kanë kjo është e mjerueshme. Ata kanë luajtur ashtu edhe gjatë fazës së grupeve, megjithëse më vonë ata mundën Ukrainën në çerekfinale. Shpresoj që Italia të fitojë, është dëshira ime”, tha holandezi.
Finalja e Euro 2020 luhet sot me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


