Sporti

Itali – Angli, gjithçka që duhet të dini para finales së madhe të EURO 2020

07/11/2021 11:09
nga:E K

Italia dhe Anglia do të përballen sot për t’u kurorzuar si kampion i Evropës.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin kombëtar anglez, Wembley, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dyja skuadrat patën rrugë të vështirë deri në arritje të finales së madhe.

Anglia në grup pati punë me kombëtare si: Skocia, Kroacia dhe Republika Çeke, ku arritën me sukses të kualifikohen pas dy fitoreve me rezultat minimal ndaj Çekisë dhe Kroacisë, dhe një barazimi me Skocinë.

Në rrethin e parë eliminues Anglia pati një kundërshtar tejet të vështirë që konsiderohej edhe një nga favoritët për të fituar tërë Kampionatin Evropian, megjithatë skuadra e Southgate fitoi me një rezultat solid ndaj Gjermanisë 2-0.

Në çerek finale “Tre Luanët” patën punë me të përzgjedhurit e Andriy Shevchenkos, dhe mposhtën bindshëm Ukrainën me rezultat 4-0.

Golin e parë në këtë kompeticion Anglia e pranoi në gjysmëfinale ndaj Danimarkës të cilën e eliminoi në vazhdime me rezultat 2-1.

Skuadra e Gareth Southgate arriti të shkruajë historinë pasi arritën në finalen e Kampionatit Evropian për herë të parë.

Në anën tjetër edhe Italia pati një rrugëtim të vështirë.

Në grupe “Azurrët” patën punë me kombëtare si Turqia, Uellsi dhe Zvicra, të cilat arriti t’i mposht duke u kualifikuar me pikë maksimale nga grupi A.

Në grupe Italia realizoi 7 gola dhe nuk e pësoi asnjë.

Austria ishte ekipi që theu serinë e mrekullueshme të italianëve prej 10 ndeshjeve pa pësuar gol.

Në fazën e parë të eliminimit direkt, Italia mposhti Austrinë me rezultat 2-1.

Me të njëjtin rezultat Italia eliminoi edhe një nga pretendetët kryesor për titullin kampion të Evropës, Belgjikën.

Kurse në finale arritën fal penalltive, duke e mposhtur Spanjën një tjetër skuadër favorite të Euro 2020, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, kurse në penallti skuadra e Mancinit ishte më efikase duke mposhtur spanjollët me rezultat 4-2.

Skuadra e Mancinit hyn në finale me një formë të jashtëzakonshme pasi ka 33 ndeshje që nuk ka pësuar humbje.

Kurse Anglia do synojë të fitoj titullin kampion në debutimin e tyre në finale.

Të dy skuadrave do t’u mungojnë lojtarë kryesorë të 11’shes së parë.

Te Italia mungon Spinazzola i cili u lëndua rëndë dhe pritet të mungojë rreth 6 muaj, kurse te Anglia dje u lajmërua që Phil Foden ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë në gjendje të paraqitet në finalen e madhe.

Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson, Jorginho, Verratti, Barrella, Chiesa, Insigne, Immobile

Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Phillips, Saka, Mount, Sterling, Kane.

/GazetaBlic Sport/